Pas debateve të ashpra gjatë spektaklit  “Love Stroy” dhe largimit nga ky format, Robert Aliaj nuk i ka ndalur deklaratat e fortë. Gjatë një intervistë dhënë për emisionin “Natë me Aulonën”, ai tha se në këto kohë televizioni po “shet prostitucion çdo ditë”.

“Televizioni shet pa frikë prostitucion çdo ditë. E ke të mbushur fare! Ne i çojmë nëpër sofra njerëzve imoralitet pa fund. Vishemi si ato vajzat e trotuareve dhe ja nxjerrim njerëzve në darkë, njerëzve që shohin televizor se nuk kanë jetë.

Televizioni e di çfarë është: është opsion i dytë për njerëzit këtu në Shqipëri, ku nuk ka jetë kulturore, ku ti nuk ke ku shkon, televizioni është solucioni si në kohën e diktaturës.

Televizioni duhet të ketë brenda edukimin, ndërkohë këtu nuk ka fare lidhje me edukimin”- u shpreh Aliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb