KORÇË

Teksa jemi në më pak se dy javë nga data 25 prill, ditë kur shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit, për të zgjedhur partinë që do i drejtojë për 4 vitet e ardhshme, beteja në terren mes forcave politike sa vjen edhe bëhet edhe më e fortë. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Osman Stafa, ka zhvilluar një përballje mes 3 drejtuesve të qarqeve në Korcë, Niko Peleshi i Partisë Socialiste, Emond Spaho i PD, si dhe Endrit Brahimllari i LSI.

Niko Peleshi, gjatë takimeve që zhvillon me të rinjtë e qarkut të Korçës, kërkon nga ata votën, që kjo forcë politike të marrë mandatin e tretë. Sipas Peleshit, mandati i tretë, është për t’u ngjitur një shkallë më lart, për projektet, punësimin, e për të ndërtuar një qytet edhe më të bukur.

Edmond Spaho, u kërkon të rinjve që të përfshihen më shumë në procesin e ndryshimit, si nevojë thelbësore për punësimin dhe të ardhmen e tyre. Ai kërkon që në 25 prill, të rinjtë të shkojnë të votojnë Partinë Demokratike dhe programin e saj.
Endrit Braimllari, drejtuesi i qarkut i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehet se fuqia e të rinjve ne 25 prill do të sjellë ndryshimin që kërkohet, për të larguar sipas tij këtë të keqe që ka 8 vite që largon të rinjtë nga vendi dhe nuk siguron punësim për ta.

Tre kandidatët flasin për pikat e forta të partive të tyre. Endrit Braimllari shprehet se forca e tij politike, forcën e ka tek të rinjtë, dhe kjo do të japë rezultatin e pritshëm në 25 prill. Niko Peleshi thotë se pika e fortë e PS, është filozofia e hapjes, dhe këtë sipas tij e tregojnë listat e socialistëve në këto zgjedhje. Ndërsa Edmond Spaho deklaron se pika e fortë e të djathëve, janë programi dhe lista e kandidatëve për deputet.

Drejtuesit politik të PS, PD, LSI, ndalen tek programet respektive për qarkun e Korcës. Niko Peleshi thotë se PS, se Rilindja Urbane tashmë është një realitet i dukshëm, ndërsa shprehet se peng i ka mbetur ndërtimi i areoportit të Korcës. Edmond Spaho shprehet se bujqesia dhe varfëria, janë realitete në qarkun e Korcës që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Ndersa Endrit Braimllari thekson se shpopullimi në këtë qark është në nivele të frikshme dhe kjo ka ardhur si pasojë e qeverisjes socialiste.

Beteja zgjedhore në qarkun Korcë pritet të jetë e fortë. A ka punuar Partia Socialiste në këtë qark, sa qytetarët t’I japin përsëri 6 mandate apo më shumë? Apo pakënaqësia është aq e madhe, sa kjo forcë politike, do të dënohet me votë dhe do të votohet opozita? Kjo do të vendoset në 25 prill, ku banorët e Korces, Pogradecit, Kolonjës, Maliqit, Devollit, Pustecit, do të votojnë për alternativën më të mirë, për atë që mendojnë se do u përmirësojë jetesën, do u sigurojë punësim, zhvillim ekonomik, dhe mirëqenie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb