Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” përballë autores Evis Ahmeti u trajtua historia dramatike e 45-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila rrëfeu për publikun kalvarin e gjatë të vuajtjes dhe dhunën e ushtruar nga bashkëshorti. 45-vjeçarja u shpreh se jeta e saj ka qenë plot dhimbje dhe plot vuajtje.

Gjatë emisionit pjesëmarrës u bë edhe vëllai i 45-vjeçares, i cili në një rrëfim paksa të ashpër dhe kundërshtues, hodhi poshtë atë çka pohoi motra e tij Veronika.

Sot në përballjen vëlla dhe motër u mësuan detaje të tjera, vërtetësinë e të cilave e kemi të vështirë ta pohojmë.

Vëllai i Veronikës: Më vjen turp këtu në Vlorë kur ajo del e flet aty.

Veronika: Mua të mos më futet në jetën private ai. Do ta kërkoj unë atë njeri të vijë në studion tuaj e të flasë aty

Vëllai: Boll po të them moj se ke hedhur një fëmijë tjetër në koshin e plehrave

Veronika: Nuk është e vërtetë zonja gazetare

Kujtojmë që Veronika iu drejtua emisionit për të marrë divorcin nga bashkëshorti me të cilin kishte 4 fëmijë, ndërsa rrëfeu arsyet se pse njërën vajzë e kishte braktisur në jetimore. Kur vëlai e akuzoi live për braktisjen e një tjetër fëmije, Veronika zgjodhi të largohet nga përballja duke mbyllur telefonin, veprim që ngre pikëpyetje të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: