Barazimin ndaj Dinamo Zagred të skuadrës shqiptare Skëndërbeut, të vlefshme për kualifikim në Europa League, e ka përshëndetur edhe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha.

Në një status në Facebook, deputeti demokrat shkruan se Skënderbeu, ishte në lartësinë e emrit që mbart.

“Skenderbeu ne lartesine e emrit, Nje barazim sa nje fitore! Urime te perzemerta trajnierit, kapitenit, golshenuesve dhe te gjithe lojtareve per lojen dinjitoze, barazimin sa nje fitore! Sb,” shkruan Berisha.

Skëndërbeu udhëhoqi ndeshjen gjatë gjithë lojës me golin e Liridon Latifit, por në minutën e 94’ pësoi golin e barazimit që ia ndërlikon disi punën për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Europa League.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb