Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka folur në programin radiofonik “El Larguero de la SER” në Spanjë duke analizuar mes të tjerave dhe takimin e ardhshëm të kualifikueseve, atë ndaj Shqipërisë në Shkodër.

Italia
“Më shumë se për barazimin me Italinë, tani po mendojmë për Shqipërinë. Duke qënë se ndeshja është shumë afër dhe pritshmëritë janë të mëdha, jemi 100% të fokusuar te përballja me shqiptarët.”

Minutazhi i lojtarëve
“Ju siguroj që nuk po ndaj minuta te të gjithë futbollistët që mos mërzitet ndonjëri. Në ndeshjet zyrtare aktivizoj lojtarët më të përshtatshëm. Për shembull, për Shqipërinë nuk kam asgjë të qartë se kë do të aktivizoj, sepse do të shoh gjëndjen e lojtarëve në stërvitje.”

Shqipëria
“Më shqetëson gjithçka. Është një nga ekipet që është rritur më shumë. Kanë mposhtur kampionët e Europës dhe Francën. Tani luajnë për llogari të tyre në ndeshjet ndaj të mëdhenjve dhe kanë mbështjetjen e një shteti të tërë nga pas. Fusha nuk do të jetë në gjendje të mirë sepse ka rënë shumë shi.” /PanoramaSport/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: