Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur gjatë konferencës për shtyp lidhur me një koment për faktin se në Tiranë përballë do të ketë nga lista e PS, Najada Çomon dhe Luljeta Bozon.

Basah thotë se s’ka rëndësi kush është në listën e Ramës, rëndësi ka që ai nuk i shpëton dot ndëshkimit.

Ai thekson se Rama nuk ndahet dot nga krimi, dhe sado makijash të hedhë pa larguar Ramën s’ka ndryshim.

”Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar. Nuk ka rëndësi kush është para, pas apo në listën e Ramës. Ai nuk ndahet dot nga krimi, nga ata me të cilët ka vjedhur shqiptarët në 8 vite.

Sado makijash të hedhë, pa larguar Edi Ramën s’ka ndryshim. Lexohet kudo, dëgjohet kudo. Shihet kudo, e kupton çdokush. Ka ardhur koha të largohet.

Nuk mungojnë 15, mungojnë qindra njerëz që janë pjesë e ekipit që do të ndryshojmë pas 25 prillit. Grupi parlamentar është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, por jo gjithë ekipi. PD është e gatshme, profesionalisht, për të realizuar planin, dhe do e bëjmë realitet. Në funksion të kësaj. Kemi vetëm një qëllim, që të sjellim ndryshimin që duan shqiptarët. Çdo shqiptar. Nuk është rrotacioni, karriget, emra, por ndryshimi që sjell fitoren e 25 prillit. Të kemi një qeveri normale, një kryeministër normal. Qeverisja ‘ti kthehet njerëzve.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb