Skocia ka publikuar sot listën me 23 futbollistë të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kundër Belgjikës në një miqësore dhe kundër Shqipërisë për Ligën e Kombeve.

Bie në sy se në këtë listë mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm si Sondras i West Ham, Mek Arthur i Crystal Palace dhe Ritchie i Newcastle. Lojtari i ri që është thirrur nga trajneri Alex McLeish është 21-vjeçari John Souttar.

Duke parë ligat ngë të cilat vijnë lojtarët, “Premier League” më së shumti, në letër duket një sfidë tepër e vështirë për Shqipërinë, e cila në këtë përballje duhet të bëjë pa disa lojtarë të rëndësishëm të saj.

Portierë: Jordan Archer (Millwall), Craig Gordon (Celtic), Allan McGregor (Rangers)

Mbrojtës: Jack Hendry (Celtic), Charlie Mulgrew (Blackburn Rovers), Stephen O’Donnell (Kilmarnock), Andrew Robertson (Liverpool), Graeme Shinnie (Aberdeen), John Souttar (Heart of Midlothian), Kieran Tierney (Celtic)

Mesfushorë: Stuart Armstrong (Southampton), Tom Cairney (Fulham), James Forrest (Celtic), Ryan Fraser (Bournemouth), Kevin McDonald (Fulham), John McGinn (Aston Villa), Callum McGregor (Celtic), Scott McTominay (Manchester United), Callum Paterson (Cardiff City)

Sulmues: Leigh Griffiths (Celtic), Oliver McBurnie (Swansea), Matt Phillips (West Bromëich Albion), Johnny Russell (Sporting Kansas City)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb