Është shtyrë sërish procesi gjyqësor që vendos përballë, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Senaca është shtyrë, pasi një nga avokatët mbrojtës së kryebashkiakut Veliaj, ka paraqitur në gjykatë një shkresë, ku vërtetohet se është i sëmurë. Për këtë zhvillim, para dyerve të gjykatës ka folur dhe avokati i kreut të PD, Lulzim Bashës, Indrit Sefa.

Për mediat ai ka thënë se kërkojnë dënimin e Veliajt, pasi sipas tyre ka bërë deklarime të rreme dhe të pasakta. Gjithashtu, ai shtoi se seanca e radhës do të mbahet më datë 11 tetor, në orën 13:00.;

Indrit Sefa: I akuzuari kishte marrë dijeni për procesin gjyqësor. Avokatët kishin bërë kërkesë për shtyerje për arsyeje mjekësore, sepse ishte i sëmurë avokati mbrojtës.

Pyetje: Në cilën fazë është procesi?

Indrit Sefa: Kemi kaluar në seancë gjyqësore dhe sot seanca nuk u zhvillua për arsye të mos ardhjes së avokatëve dhe do të kemi datë tjetër. Ne kërkojmë dënimin e Erion Veliajt sepse ai ka bërë deklarata që nuk janë të sakta. Ai duhet të paraqesë prova se ku i ka mbështetur deklarimet dhe nëse nuk paraqet prova, më pas do të jetë vendimmarrja e gjykatës. Erion Veliaj nuk ka dhënë asnjë argument dhe ka vendosur të mos paraqitet. Ndërkohë data tjetër është caktuar në datë 11 tetor, në orën 13:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: