Premtimet elektorale të dy partive politike, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, për analistin Neritan Sejamini janë thjesht dëshira të partive politike, të pabesueshme dhe aspak të realizueshme.
Sejamini, gjatë diskutimit në “Open” në News24 tha se asnjë prej partive politike nuk kanë bërë analizë të thellë ekonomike.
“Ata duhet të kuptojnë se kur premtojnë, cfarë po zgjidhin. Ekonomia shqiptare është anemike, e futur në turizëm dhe ndërtim, po shkatërrohet baza prodhuese dhe e eksporteve. Gjeneratori është paraja nga jashtë që vjen përmes kanaleve private.
Sektori i naftës i privatizuar, farmaceutik, ushqimet që impportojmë janë oligopole dhe kjo ka krijuar mungesë të mundësive. Depërtimi i krimit në ekonomi është problem. Ekonomia private është e varur nga shtetit. ka kompani që kanë vetëm 1 klient që është shteti. Kjo është analiza, duhet analizuar me shifra”, tha Sejamini.
(Balkan Web)