Një grua shpesh herë dhunohet, vritet, masakrohet edhe nga burri, me të cilin ndan pothuajse një jetë me të! Rasti që u trajtua sot në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, është një nga ato ngjarjet gati të pabesueshme, që vrasin shpirtin dhe plagosin zemrën.

Elida u akuzua nga bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijës së saj, i cili është me probleme të rënda të shëndetit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Elida arrestohet dhe burgoset! Çfarë ndodhi më pas dhe pse u zhvillua gjithë kjo ngjarje, ndiqni rrëfimin e saj:

Elida: Jam njohur me bashkëshortin që 18 vjeç, pothuajse jemi rritur bashkë. Vjehrra ime nuk më ka dashur kurrë, pasi ajo pretendonte gjithmonë se nuk e donte nusen tiranse. Martesa është një sakrificë edhe nuk mund të merret një lojë. Problemet e mia me bashkëshortin nisën para 5 vitesh, kur ai u lidh me një femër tjetër, unë u denoncova nga bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijës tim minoren dhe jam dënuar dhe kam kryer 20 muaj burg. 20 muaj heqje lirie për keqtrajtim ndaj fëmijës tim të mitur. Por cdo gjë është gënjyer dhe janë montuar video, djali i vogël ka kaluar shumë mirë. U kurdis i gjithë plani për burg ndaj meje. Unë jam arrestuar dy herë me këto akuza. Djali është i dhunshëm dhe ka 3 vite që është kështu. Djali ndiqet nga mjeku i tij.

Djali i Elidës: Unë nuk dua ta shikoj me sy, ajo ma ka shkatërruar mua jetën! Nuk dua më të jetë pjesë e jetës time, i bëjë thirrje të largohet nga ne!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb