TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Të Paekzpozuarit” në News 24 diskutuan  për ndikimin e kryeministrit Edi Rama në Policinë e Shtetit dhe përdorimin e kësaj të fundit për interesat e tij politike.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se në vend nuk funksionon sistemi i drejtësisë, pasi sipas tij, shefi i qeverisë ka shtrirë dorën dhe i ka kapur të gjitha.

Ai shtoi se e vetmja zgjidhje që iu ka mbetur në dorë qytetarëve, është përballja frontale me pushtetin e instaluar nga kryeministri Edi Rama. Ish-deputeti Klevis Balliu falënderoi edhe kolegët e PD dhe LSI-së, të cilët  siç pohoi ai, i kanë dhanë mbështetje gjatë kohës që qëndronte në ambientet e policisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Balliu: Arsyeja se pse ndodhemi ne këtu është fakti se kanë rënë institucionet e drejtësisë.

Abilekaj: Të PD-së nuk të mbështetën shumë

Balliu: Unë rrija tek dhoma dhe dëgjoja fjalimet  e Albana Vokshit për mbështetjen. Gent Strazimiri, i cili fliste tek News 24, kryetarja e LSI-së dhe deputeti Endrit Braimllari. Këtu ka rënë shteti dhe ky e ka kapur. Ka një zgjidhje dhe kjo është zgjidhja. E vetmja zgjidhje është përballja frontale.

Rakipi: A mundet zoti Lubonja që Edi Rama ta mbajë pushtetin duke përdorur Policinë?

Lubonja: Unë e kuptoj kështu Policinë private. Iu kujtohet ju kur shkuam të protestojmë në protestën tek stadiumi. Aty na dolën bodigardët e Ramë Gecit. Nuk kishte nevojë të dilte garda fare. Pse? Sepse ky është i lidhur me kryeministrin, sepse i ka dhënë lejen për të ndërtuar një kullë aty mbrapa. Ata nuk kanë përgjegjësinë qytetare. Lleshaj ka qëndruar 6 vite si këshilltar i sigurisë së Ramës dhe Shqipëria është kanabizuar.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb