Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është shprehur i vendosur për një përballje në zgjedhje që nesër me kryeministrin Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ lideri i PD-së tha se beteja e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ka nisur prej një viti.

“Për mua që nesër! Por sigurisht betejen për zgjedhje të parakohshme, e kemi nisur prej më shumë se një viti. Nuk tërhiqemi. Sot është e qartë se çdo ditë që kalon me këtë kryeministër sjell një dëm të madh për qytetarët. Edi Rama e ka treguar se është e keqja e tyre. Duhet të afrojmë një ore e më parë zgjedhjet për qytetarët, dhe për ekonominë shqiptare.”, tha Basha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb