Kryetari i PD Lulzim Basha nga Kavaja deklaroi se kjo është një betejë për jetë ose vdekje. Basha u shpreh se shqiptarët kanë përpara vetes betejën më të madhe për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur në vend. Për Bashën, kjo është përballje vendimtare dhe pa kthim.

“Shqipëria ka 6 vjet që përjeton dhunë e përdhunë nga Rama dhe banditët e tij. Kjo është një betejë për jetë ose vdekje. Shqiptarët kanë përpara vetes betejën më të madhe për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur në vend. Kjo është përballje vendimtare pa kthim.

Pushtetarët janë pasuruar si derrat, ndërsa kryefamiljarët shqiptarë janë në burg dhe kanë vuajtur burgime për mospagim të energjisë elektrike. Përmasat e depresionit social, ekonomik dhe psikik të shqiptarëve në 6 vjet morën përmasa të jashtëzakonshme. Protestuesit e vazhduan rezistencën para arrestimeve arbitrare, përpara Prokurorisë së kapur, jemi sot ballë udhëheqjes së kësaj lëvizje kombëtare Kemi zgjedhur të ndërtojmë Europën këtu”, tha Basha.

Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar është sot maxhoranca morale e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb