Trajneri i Brazilit, Tite, ka shpallur listën me 25 futbollistët të cilët ka grumbulluar për dy sfidat miqësore që ‘seleçao’ do të luajë kundër Gjermanisë dhe Rusisë.

Sulmuesi i Real Sociedad i cili nuk ka luajtur ndonjëherë te Brazili, Willian Jose, dhe mesfushori i Besiktas Anderson Talisca janë dy surprizat më të mëdha të listës.
jose
“Willian Jose dhe Talisca do të sjellin komponentë të tjerë,” shprehet Tite për gazetarët. “Jose ka kaluar dy sezone të mëdha te Real Sociedad, duke u zhvilluar si lojtar.

“Talisca shënon gola nga distanca, por është i mirë edhe në luftën në ajër, ai ka prezencë fizike dhe mund të jetë një avantazh ndaj mbrojtjeve me katër apo pesë lojtarë.”
4A1FAA0300000578-5491551-image-m-21_1520872572095
Edhe përfshirja e portierin e Valencia-s Neto dhe kapitenit 32-vjeçar të Gremio-s Pedro Geromel ishin gjithashtu të papritura.

Brazili do të luajë me Rusinë në Moskë më 23 mars dhe ndaj Gjermanisë katër ditë më pas në Berlin.

Brazili ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet me Tite-n në krye.

Portier: Alssion (Roma), Ederson (Manchester City), Neto (Valencia)

Mbrojtës: Dani Alves (PSG), Filipe Luis (Atletico Madrid), Marcelo (Real Madrid), Fagner (Corinthians), Miranda (Inter), Marquinho (Paris SG), Thiago Silva (Paris SG)

Mesfushorë: Casemiro (Real Madrid), Fernandinho (Manchester City), Fred (Shakhtar), Paulinho (Barcelona), Coutinho (Barcelona), Renato Augusto (Beijing Guoan), Anderson Talisca (Besiktas), Willian (Chelsea)

Sulmues: Douglas Costa (Juventus), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Jesus (Manchester City), Taison (Shakhtar), Willian Jose (Real Sociedad)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: