Autoritetet e emëruara nga Rusia në qytetin ukrainas të Enerhodar akuzuan sot trupat ukrainase për ribombardimin e zonës pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Zyrtarët e qytetit thanë se dy predha shpërthyen pranë një ndërtese në termocentralin bërthamor ku ruhet karburanti, shtoi agjencia.

Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për bombardimet në zonën e termocentralit bërthamor që ndodhet pranë qytetit Enerhodar në lumin Dnieper, gjë që rrit rrezikun e një aksidenti katastrofik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb