Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka kërkuar grupit të PD të ndreqë gabimet në përbërjen e komisioneve përhershme parlamentare.
Balla thotë se deputetët e opozitës bëjnë pjesë në vetëm një komision, kurse e drejta për në dy i lind vetëm mazhorancën.

Po ashtu ai i ka kërkuar LSI dhe PSD të depozitojnë propozimet teksa ka falenderuar opozitën për dakordësinë për të vijuar seancën e sotshme.

“Zonja drejtuese e seancës, kërkova fjalën për procedurë lidhur me një çështje qëe u diskutua seancën e kaluar, dhe që mendoj grupi parlamentar i PD do e ketë reflektuar ose ta reflektojë në momentin e depozitimit të komisioneve parlamentare.
Për ta sqaruar, që të jetë objekt i punës, është që parashikimet e rregullores kanë sanksionuar që deputetët e opozitës bëjnë pjesë në vetëm një komision. E drejta për të jetë në dy komisione i është dhënë mazhorancës.


PS i vetmi grup parlamentar që është në këtë shumicë, të jterët janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që grupit të PD të ndreqi ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione.
Deputetët e regjistruar si deputetë të pavarur, 4 deputetët që përfaqësojnë LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar propozimet për komisionet parlamentare.
Dua të falenderoj opozitën për dakordësinë e djeshme për të vijuar në këtë seancë ku çdo deputet do të ketë kohën nga 10 minuta për të diskutuar për programin qeverisës.”- tha Balla.

(BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb