Ritëm i shfrenuar, gola, spektakël, nxënësi kundër mjeshtrit. Arsenal-Man.City i kishte të gjitha një super sfidë, ku në fund festuan “qytetarët” e Pep Guardiola-s të cilët thyen “topçinjtë” brenda në ‘Emirates’ duke ndezur garën për titull në Premier League. City rrëmben kreu me 51 pikë, po aq sa Arsenal, por me një ndeshje më shumë.

Në minutën e 24-të, De Bruyne mori një dhuratë të çmuar të cilën e konvertoi me një gol fantastik duke kaluar City-n në avantazh. Në fundin e pjesës së parë, Arsenal fitoi një 11-metërsh që solli jo pak polemika, i konvertuar më pas në gol nga Saka që riktheu baraspeshën. Ritmi i lojës nuk u ul për asnjë minutë, raste nga të dy anët, por në minutën e 72-të, Grealisht me një goditje të fortë kaloi sërish City-n në avantazh. Për të hipotekuar këtë sukses mendoi i përhershmi Haaland, i shërbyer në zonë nga De Bruyne nuk fali duke sigluar shifrat në 3-1.

Haa
Haa

Ky ishte goli i tij i 26-të në Premier League, duke barazuar rekordin e Aguero-s, ishte goli i 32 në 30 ndeshje këtë sezon, shifra me të vërtetë fantastike:

“Nuk është kurrë e lehtë të lush kundër tyre, janë një skuadër shumë e mirë. Diferencën e bëri cilësia e djemve të mijë. Nëse do të kishim humbur kundër tyre gara për titull do ishte mbyllur”, u shpreh Pep Guardiola.

“Nuk e di nëse kjo humbje erdhi si mungesë e eksperiencës apo e fatit. A mendoj se mund ta fitoj ende Premier League? Po, kam shumë besim te djemtë e mijë, edhe pas kësaj humbje”, u shpreh Arteta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb