Covid-19 ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore futbollin por e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar edhe marrëdhënia e Robert Lewandowskit me golin. Në sfidën kundër Union Berlin, e para pas pandemisë, sulmuesi polak arriti të gjej sërish rrugën e rrjetës nga pika e bardhë e penalltisë.

Leva
Leva

Për Lewandowskin ky ishte goli i 40-të sezonal dhe është shumë pranë arritjes së rekordit personal në vitin 2016 ku arriti në kuotën e 43 golave. Ky është sezoni i tij i katërt që arrin minimalisht kuotën e 40 golave. E ka bërë diçka të tillë në 2016/2017 me 43 gola, 41 gola në 2018 dhe 40 gola në 2019.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb