PRISHTINE – Seanca në të cilën pritet të votohet për Qeverinë e re të Kosovës është vonuar për shkak të përçarjeve në subjektin Lista “Srpska”.
Sipas burimeve të Express, deputetë të këtij subjekti janë ndarë në dy grupe: krahu i Shtërpcës dhe i Zveçanit. Njëra palë është nën ndikimin e kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndërsa tjetra me Presidentin Tomislav Nikoliç.
Nënkryetarja e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit joserb, Duda Balje, ka njoftuar për Radion Evropa e Lirë se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës do ta bojkotojnë seancën e votimit të qeverisë së re, në shenjë pakënaqësie me mospërmbushjen e kërkesave të tyre për të hyrë në qeveri.
Ky vendim i tyre pason një takim që ata zhvilluan më herët me partnerët e koalicionit PDK – LDK.
(ar.sh/BalkanWeb)