Më pak se një muaj ndan Kategorinë Superiore nga akti përmbyllës më 27 maj dhe në këto 5 javë të mbetura duhet zgjidhur thuajse çdo verdikt i këtij kampionati pasi përveç rënies së Korabit, gjithçka tjetër është në diskutim. FSHF ka publikuar në faqen e vet edhe datat e këtyre javëve të mbetura.

Bie në sy se java e ardhshme, ajo e 33-ta do të luhet e ndarë të mërkurën dhe të enjten, me takimin Tirana-Korabi që është planifikuar të zhvillohet më 11 maj. Arsyeja është përdorimi i dyfishtë i stadiumit “Selman Stërmasi” me Partizanin, i cili pret një ditë ,ë përpara në atë impiant Laçin.

Ndërkaq, vetëm dy javët e fundit janë parashikuar të luhen të gjitha në të njëjtën datë dhe në të njëjtën orë. Padyshim që sfidat më të spikatura të këtyre dy javëve të fundit janë ata nga të cilat do të vendoset titulli, Kukësi-Skënderbeu dhe Skënderbeu-Partizani.

Kalendari i postuar në faqen e FSHF-së

JAVA 32

05.05.2017

Partizani-Kukësi 19:00

06.05.2017

Korabi-Teuta 16:00

Laçi-Luftëtari 16:00

Flamurtari-Tirana 19:00

Skënderbeu-Vllaznia 19:0

JAVA 33

10.05.2017

Kukësi-Flamurtari 16:00

Vllaznia-Luftëtari 16:00

Partizani-Laçi 19:00

Teuta-Skënderbeu 19:00

11.05.2017

Tirana-Korabi 19:00

JAVA 34

14.05.2017

Luftëtari-Teuta 16:00

Laçi-Vllaznia 16:00

15.05.2017

Korabi-Kukësi 16:00

Skënderbeu-Tirana 19:00

Flamurtari-Partizani 19:00

JAVA 35

20.05.2017

Tirana-Luftëtari 17:00

Flamurtari-Laçi 17:00

Partizani-Korabi 17:00

Teuta-Vllaznia 17:00

Kukësi-Skënderbeu 17:00

JAVA 36

27.05.2017

Vllaznia-Tirana 17:00

Korabi-Flamurtari 17:00

Luftëtari-Kukësi 17:00

Laçi-Teuta 17:00

Skënderbeu-Partizani 17:00/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: