Të premten dhe të shtunën Kategoria Superiore do të zbresë sërish në fushë për të luajtur takimet e javës së 30-të. Tirana kryesuese dhe Partizani kampion në fuqi do të luajnë ditën e premte sfidat e tyre, ku natyrisht vëmendja është e gjitha në “Selman Stërmasi” për klasiken Tirana-Vllaznia, e cila do të nisë në orën 17:00. Tirana do të kërkojë të lërë pas humbjen në Durrrës, ndërsa shkodranët kanë nevojë për pikë jetike pasi gjenden në zonën play-out.

Në të njëjtën orë do të luajë dhe Partizani, që në Vlorë do të ndeshet do me Flamurtarin e rënë nga kategoria.

Tre takimet mbetura do të luhen të shtunën. Vëmendja është e gjitha në Laç, ku kurbinasit presin Kukësin, një duel që vlen Europa League për bardhezinjtë dhe titullin kampion për verilindorët. Në Ballsh, Bylisi pret Skënderbeun, ndërsa Teuta do të udhëtojë në Gjirokastër. Të gjitha takimet do të luhen në orën 17:00.

Kategoria Superiore

Të premten
Tirana-Vllaznia 17:00
Flamurtari-Partizani 17:00

Të shtunën
Laçi-Kukësi 17:00
Bylis-Skënderbeu 17:00
Luftëtari-Teuta 17:00

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb