Ervin Salianji në emisionin “Kjo Javë” në News24 u shpreh se është i gatshëm të lërë mandatin vetëm që PD të jetë e bashkuar.

Gjatë bisedës me gazetaren Nisida Tufa, Salianji tha se të vetmin që i intereson përçarja në PD është kryeministri Edi Rama duke shtuar se sot të marrësh vendime për interesa personale dëmton Partinë Demokratike.

“Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: