Kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka ironizuar me 6 deputetët të cilët u deklaruan dje pro marrëveshjes për Reformën Zgjedhore duke thënë se 28 firmëtarët për ndryshimet kushtetuese janë ende gjallë.

Murrizi thotë se kush të dojë mund t’i qëndrojë nismës pa suflerë e avokatë. Ai shton se deputetët e kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe mund të vendosin vetë nëse janë ose jo për nismën.

‘’28 deputetët firmëtarë, deri tani janë gjallë si kokrra e mollës, dhe secili prej tyre ka të drejë t’I qëndrojë apo t’i tërhiqet pa suflerë e avokatë. Ti qëndrojë ose ti largohet, me deklarata shtypi, me sloganin që ikja nga kjo nismë fut Shqipërinë në Europë, ruan marrëdhënie miqësore, kam porosi nga Trump, Soreca. E kanë kaluar moshën 18- vjeç, do e mirëprisja që të largohej ose qëndrojë.’’- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb