Situata te Gjermania nuk është aspak e mirë. Panzerat u eliminuan që në fazën e grupeve në Botëror, duke dështuar të bëjnë mirë në Katar.

Sport Bild bën me dije se kanë nisur përçarjet brenda grupit. Siç raportohet, gjysma e dhomës së zhveshjes akuzon trajnerin Flick për favorizim ndaj lojtarëve që luajnë për Bayern Munich, si Muller, Goretzka dhe Neuer. Futbollistët të cilët kanë ngritur zërin më shumë rreth kësaj çështje kanë qenë  Havertz i Chelseat, Ilkay Gundogan i Manchester City dhe Marc-André Ter Stegen i Barcelonës.

Nuk dihet se cila do jetë e ardhmja e trajnerit Flick, por nuk përjashtohet mundësia e një largimi të mundshëm nga pankina. Gjithsesi, për të vërtetën do na duhet të presim e të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: