KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj do të takohen nesër për të sqaruar pakënaqësitë e AAK ndaj qeverisjes së LDK.

Haradinaj ndërkohë ka shpallur kandidaturën për President por ndërkohë Hashim Thaçi është ende në atë pozicion edhe pse ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Por nga ana tjetër lideri i LDK, Mustafa ka thënë se Presidenti nuk është pjesë e marrëveshjes së koalicionit pasi është çështje shumë komplekse ndërkohë ka pranuar se Thaçi mbetet ende President i vendit.

“Çështjen e Presidentit nuk e kemi pjesë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës. Është një çështje komplekse, e cila hapet në rrethana të sfidimit me mandatin kushtetues. Këtë çështje nuk e kemi diskutuar as në organet e LDK-së”, ka shtuar ish-kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb