KORCE-Janë përcjellë sot në banesën e fundit, dy të rinjtë nga Korça, të cilët humbën jetën pasi u mbytën në një kënetë në fshtin Qatrom. Berti dhe Rei Tahillari, rreth 17 vjeç kishin për shkuar për t’u larë në gropën e kthyer në një kënetë në fshtin Qatrom, por mbetën të bllokuar duke gjetur vdekjen.

Të tronditur, familjarë dhe banorë të zonës, u kanë dhënë sot lamtumirën dy të rinjve, ndërsa ngrejnë alarmin mbi rrezikun që u kanoset nga kjo kënetë edhe fëmijëve të tjerë.

E hapur 6 vite më parë nga një firmë që nxirrte argjile, gropa nuk kishte asnjë shenjë paralajmëruese dhe asnjë rrethim. Masa këto që sipas tyre do të kishin shmangur këtë tragjedi.

“Gropa e Danielit” e hapur nga firmat e ndërtimit arrinte në një thellësi nga 5 deri 8 metra, e që më pas ishte mbushur me ujë. Sipas banorëve, të rinjtë e fshatit laheshin shpesh në ujin e saj. Por kjo rezultoi fatale për, 17-vjeçarët, trupat e pajetë të të cilëve mbetën për rreth 20 orë në ujërat e kënetës, pë t’u nxjerrë nga polumbarët rreth orës 14.00, të ditës së djeshme.

Ndërkohë, ndaj firmës në fjalë pritet të nisin edhe hetimet, për ligjshmërinë e punimve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb