BALLSH

Naftëtarët vazhdojnë grevën e urisë, teksa janë në ditën e 12-t të saj. Një nga naftëtaret tha se Antoneta Dhima, dikur bënte mbledhje të grave, kurse sot nuk vjen për të parë naftëtaret që janë në grevë.

“Edi Rama po i përçmon gratë. Dua t’i bëj thirrje edhe Antoneta Dhimës, ka bërë një mbledhje që na mblodhi ne grave dhe kam qenë e pranishme atje.

Antoneta Dhima tha se Edi Rama iu jep përparësi grave, nëse është kështu vetë Antoneta Dhima të vijë këtu t’i takojë naftëtaret që janë në grevë, si grua dhe nënë që është. Do vazhdojmë të qëndrojmë. I bëj thirrje Antoneta Dhimës me të madhe”, deklaroi naftëtarja.

Ndërsa, një tjetër naftëtare tha se kryeministri Edi Rama duhet që të jetë me naftëtarët dhe të mendojë për ta.

Po do vazhdojmë grevën, sepse Edi Rama bën sikur do negociata, sepse në fakt nuk e do dialogun. Rama e di shumë mirë se është problem i mbarsur prej vitesh.

Kryeministri duket se është i papërgjegjshëm. Këta janë firma që i ka sjellë kryeministri dhe ministrat përkatës që kanë qenë. Për çfarë na duhet kryeministri, që të rrimë si qen. Kryeministri t’ju përgjigjet punëtorëve.”, deklaroi ajo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb