Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

“U bashkohem besimtarëve ortodoksë në gëzimin e tyre për festën e Pashkës, Ditën e besimit dhe të shpresës. Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë. Por përdëllimi i saj ndihet me shumë në ditë të vështira dhe për më të vuajturit. Në këtë ditë të hapim zemrat, të shtojmë dashurinë dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Me besimin dhe dashurinë, të mundim frikën dhe ndarjen. Me të drejtën dhe të mirën, të mundim padrejtësitë dhe të keqen.  Gëzuar Pashkën! Shëndet, mbarësi e paqe për të gjithë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb