ITALI

Statuja e një gazetarit të njohur italian u përdhos dhe u njollos me bojë të kuqe dje në mbrëmje nga disa të panjohur në një park në Milano.

Statuja dedikuar Indro Montanellit, vendosur në parkun me të njëjtin emër, në qendër të Milanos, ishte mbuluar me bojë të kuqe duke filluar nga koka e personazhit.

Bëhet fjalë për statujën e parë të dëmtuar në Itali që prej fillimit të valës së manifestimeve në të gjithë botën nga çështja e George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën në SHBA më 25 maj nën gjurin e një polici të bardhë gjatë arrestimit.

Por çfarë fshihet prapa këtij gjesti?

Statuja e Indro Montanellit u përdhos nga një grup I Sentinelli italian sepse Montanelli gjatë invazionit të Italisë së Mussolinit në 1935 në Eritrea, bleu dhe u martua me një fëmijë 12 vjeçar afrikan që e përdori i ”skllave apo lodër seksi”.

Madje kryebashkiakut përkatës iu drejtuar një kërkesë për heqjen e statujës por Beppe Sala e refuzoi kategorikisht me mbështetjen e ministrit të jashtëm Luigi Di Maio.

Por militantët e një partie tjetër politike, ”Fratelli di Italia” u organizuan dhe kryen një ‘gjest’ simbolik duke pastruar nga boja e kuqe statujën e Indro Montanellit, një prej gazetarëve më të dekoruar dhe ndikuesë në Itali gjatë shekullit të XX. Themeluesi i gazetës Il Giornale, Indro Montanelli (1909-2001) ka qenë një gazetar dhe eseist i famshëm italian, veçanërisht pasi kaloi te “Corriere della Sera”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb