Ndërkohë që Europa vazhdon të flasë akoma për ngjarjet e rënda në Këln, Gjermani, ku pati përdhunime dhe vjedhje masive, policia druhet se një fenomen i përdhunimit në grup, i njohur edhe si ‘taharrush’ në botën arabe, ka mbërritur në Europë.

Sipas Daily Mail, praktika e ‘ngacmimit seksual kolektiv’ ka nisur të përhapet në Europë. ‘Taharrush gamea’ kryhet nga grupe të mëdha meshkujsh që sulmojnë gra të vetmuara, duke i prekur, ngacmuar, ose në disa raste, përdhunuar ato.

Burrat fillimisht fusin viktimën e tyre në një rreth. Disa më pas e sulmojnë seksualisht, ndërsa të tjerët nuk përfshihen drejtpërdrejt por shikojnë si spektatorë ose largojnë vëmendjen e të huajve për atë që po ndodh.

Në disa raste, viktima e tmerruar, në gjendje shoku dhe e paaftë për të reaguar, bëhet pre edhe e vjedhjes. Sulmi zakonisht mbetet pa u ndëshkuar, për shkak të numrit shumë të madh të autorëve dhe kaosit. ‘Taharrush’ e ka marrë emrin kryesisht nga sulmet seksuale që bëhen në Egjipt.

Një prej rasteve më flagrante ishte ai i gazetares Lara Logan, e cila po raportonte për CBS për festimet në sheshin Tahrir në Egjipt në vitin 2011. Ajo u sulmua seksualisht nga një turmë meshkujsh. Më vonë, 44-vjeçarja rrëfeu se si turma e kishte ‘pëdhunuar me duar’.

Më shumë se 200 meshkuj nisën të thërrasin ‘hiqjani pantallonat’. “Pa e kuptuar, nisën të më kapin në gjoks, mes këmbëve, në të pasme”, kujton ajo. Policia gjermane druhet se të tilla raste mund të përsëriten gjatë festimeve të tjera që mund të pasojnë në qytetet e mëdha.

PROTESTAT NË KËLN-GJERMANI PAS SULMEVE SEKSUALE

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb