Shoqëria civile ka protestuar sot në Prishtinë kundër dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona – kjo me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Protesta për të kërkuar drejtësi për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka vazhduar edhe para Ministrisë së Drejtësisë, përpos nëpër shesheve të Prishtinës.

Në Ministrinë e Drejtësisë është hedhur ngjyrë e kuqe, si shenjë proteste.

https://www.facebook.com/kultpluscom/videos/452579210132559/

Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe ka nisur në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Disa ditë më parë një 11-vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Nga pesë të arrestuarit tre janë të mitur.

Dhuna Proteste 780x439
Dhuna Proteste 780×439

Nën brohorima “Viktima nuk ka faj”, “mbrojtje për viktimat” “Qysh s’po ju vjen marre”, “Burgim të përjetshëm” protestuesit pasi kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, po me qëllimin e njëjtë.

Si rrjedh e kësaj ngjarje, të martën ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E ka cilësuar “akt moral”, dorëheqja është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili të hënën po ashtu e ka dënuar ashpër dhunimin e 11 vjeçares.

Njësoj, edhe politikanë tjerë të pushtetit, më pas aktorë të shoqërisë civile, akademisë e gazetarisë, si dhe qytetarë kishin reagime nëpër rrjete sociale për ta kundërshtuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb