Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri, ka reaguar për rastin e 11-vjeçares në Prishtinë, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga pesë persona, pasditen e së shtunës.

Zeqiri ka kërkuar që të bëhen publikë emrat dhe mbiemrat e të pesë dyshuarve për dhunimin e së miturës.

“Na duhen këta emra! Emrat e plotë! Emër mbiemër! Të pestë!”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.

Deri tani janë arrestuar katër të dyshuar për rastin, derisa i pesti është identifikuar, por ende është në arrati.

Tre prej të arrestuarve janë të mitur, derisa i katërti është një person i moshës 26-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb