TIRANE

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, duke folur për rastin e rëndë të përdhunimit të një 15-vjecareje nga roja i shkollës në Babrru të Tiranës, deklaroi se duhen ndërhyrje në Kodin Penal, që të dënohen më ashpër abuzuesit ndaj të miturve.

Manja u shpreh se do të propozojë që të akuzuarit për vepra penale ndaj të miturve dhe dhunë në familje, të mos përfitojnë gjykim të shkurtuar.

Ulsi Manja: Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është një prioritet i Shqipërisë. Na duhet profesionalizmi i prokurorëve. Kodi Penal parashikon dënime të ashpra për personat që kryejnë krime ndaj të miturve. Ne kemi ndryshuar disa herë Kodin Penal dhe gjykatat duhet që të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë.

Do të shikojmë që mos të ketë gjykime të shkurtuara, për rastet e krimeve ndaj të miturve dhe për dhunën në familje. Kjo është iniciativë e imja dhe do ta konsultojmë me Ministrinë e Drejtësisë, që ka rol kryesor në këtë proces. Të ashpërsohen dënimet për veprat ndaj të miturve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb