Deputeti opozitar Ralf Gjoni, nga foltorja e Kuvendit, u ndal te akuzimet seksuale e forcimin e ligjit ndaj këtyre fenomeneve.

Duke iu referuar shembullit të përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë, Gjoni tha, se qëllimi duhet të jetë që t’i vendoset dënimi më maksimal i mundshëm i autorëve, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë, të bëhemi grusht i fortë për këta maskarenj, faqezinj. Jam mundur të shoh nisma të tjera ligjore, veç asaj që gjendet në Kuvend, e që jam i gatshëm të marr pjesë. Kodi Penal është i plotësuar, përfitoj nga rasti për atë vajzën e re që protestoi nudo. Unë e mirëkuptoj dhe e përshëndes, sepse me aktin e saj ka sensibilizuar një shoqëri të tërë.

Në INSTAT thuhet që krimet seksuale janë të shumta. Besoj që përdhunimi, dhuna, abuzimi, psikologjik, verbal, fizik, është shumë më i madh. Xhaxhai tha që janë 8 persona, e ne i kemi falur tha. Instinkti i parë i imi është që këta persona nuk meritojnë të jetojnë, nuk meritojnë të jenë në liri. Ky nuk është problem i shtetit shqiptar, por shoqëror, duhet të reagojmë të gjithë. Rasti i minorenes në Mirditë duhet të na prekë të gjithëve. Unë s’do kisha kurajon e xhaxhait për t’i falur ata, unë për vajzën time s’do e falja. Dhunuesit duhet të marrin dënimin më të madh të mundshëm. Ne duhet të kemi masa më të forta që janë në BE, sepse kemi të bëjmë me problem mbarë shqiptar. Shumë vajza dhe gra dhunohen në ambientet e punës, të shkollave. Prek mamatë dhe gratë dhe vajzat tona. Shumë vajza për të gjetur vend pune, duhet të survejohen përpara shefit, për një vend pune. Shumë vajza të reja shatnazhohen nga meshkuj. Shumë vajza kanë frikë të flasin, kanë frikë edhe nga prindërit. Kjo është ulëritëse për shoqërinë tonë.

Kjo s’duhet të lejohet. Këtu ka një problem themeltar, shkon deri te injorimi i fakteve. Unë mendoj që në vend të merremi me këto Komisione qesharake, por në përfundim të mandatit tonë, t’i bënim një nder shoqërisë shqiptare duke u përqendruar fort te ky projektligj që ka ardhur këtu. Duke ia bërë më të vështire këtyre faqezinjve që dhunojnë, e shantazhojnë gratë shqiptare. Duhet të jemi të pamëshirshëm për këtë fenomen”, u shpreh Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb