Mbas rastit makabër të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku, të shumtë kanë qenë reagimeve ndaj kësaj ngjarje.

Me dhjetra aktivist të shoqërisë civile janë mbledhur sot në sheshin “Abat Doçi” në Rrëshen, për të manifestuar bashkërisht për sigurinë e vajzave në çdo hapësirë private dhe publike, për të drejtën dhe rëndësinë e informimit në shkolla lidhur me seksualitetin dhe të gjitha format e dhunës, e po ashtu kundër dhunës strukturore dhe patriarkale.

Kujtojmë se në Lezhë janë regjistruar në pak kohë dy abuzime me të miturat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb