KOSOVE

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot në orën 12:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për 16-vjeçaren nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas edhe polici, ku shkoi për të denoncuar.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se me VV dhe LDK kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Haxhiu tha se kërkojnë përgjegjësi institucionale për rastin e abuzimit të së miturës në Drenas.

E mitura ka shkuar të denoncojë përdhunimin nga mësuesi, por është përdhunuar për një kohë të gjatë përmes shantazhit edhe nga polici.

Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten është zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli. Historia bëhet edhe më e rëndë pasi ka dyshime që ky shtetas të ketë abuzuar gati dy vite me vajzën, madje e ka lënë edhe shtatzënë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: