Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani. Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.
I afërmi i Fatmirit deklaroi se ai është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.
I afërmi i autorit ka hedhur poshtë disa raportime të bëra në mediat greke kur thuhej se e mitura i ka falsifikuar mesazhet që i ka treguar të atit si kërcënime që i vinin prej 33-vjeçarit. Por nga ana tjetër, nëna e viktimë në një dëshmi ekskluzive për emisionin me “Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, deklaroi se djali i saj Erjoni, u shty më shumë nga prindërit që të shkonte ta ndihmonte kunatin e tij atë ditë, pasi kishin kohë që marrëdhënia e tyre nuk funksiononte dhe ata nuk flisnin me njëri tjetrin.
Por më e tmerrshme në këtë histori është fakti se Fatmiri e kishte masakruar në fytyrë Erjonin, deri aty sa nuk njihej.
Astrit Tarellari, xhaxhai i autorit: Më intereson ato ditë që kam qenë në gjykatë në Larisa, sa kam dëgjuar në seancë, vajza është përdhunuar. Ok Fatmiri ka bërë shumë gabim dhe ka shprehur se nuk duhet ta kishte vrarë pasi në gjyq duhet të ishte ai të jepte llogari.
Është kthyer nga prindërit e ish nuses dhe u ka kërkuar falje.
Ajo që ka folur është gjykata. Në rast se Fatmiri dhe vajza do të arrinin në atë gjendje sa të shpifnin Fatmiri do të dënohej me burg të përjetshëm. Fatmiri i ka ndihmuar edhe të atij edhe djalin, i ka mbajtur pranë dhe ka sakrifikuar për ta. Fatmiri nuk është e vërtetë që merrej vetëm me gjah, punonte e mbante familjen.
Dënimi me 14 vite burg, sepse dy vite janë për modifikimin e çifteve tregojnë shumë.
Vajza ka deklaruar se përdhunimi i parë ka ndodhur 9 vjeç dhe nusja e ka parë e nuk ka reaguar. E tha edhe mësuesja dhe shoqja e vajzës.
Gjykata doli në përfundimin se dhunimi ka ndodhur. Mashtrim është shantazhi”, tha ai.
(BalkanWeb)