Kristiano Ronaldo vijon të jetë në qendër të vëmendjes jo për faktin e lojës që zhvillon në fushë, por për shkak të akuzave për përdhunim.

Por, jo të gjithë e shohim me pesimizëm këtë pjesë, pasi në Angli një pastiçeri ka vënë logjikën e tregut në punë duke prodhuar biskota, të cilat kanë imituar aktin e përdhunimit, ashtu siç pretendohet të jetë kryer  në Las Vegas.

Shefi i  dyqanit “Our taste of Portugal” në Worcester, iu ka ofruar klientëve biskota në formë çifti, që kryejnë marrëdhënie intime dhe këto biskota janë pagëzuar me emrin “Ronaldo”.

Kjo zgjedhje i ka gjeneruar të ardhura pronarit të lokalit, i cili ka deklaruar se ka shitje deri në 70 copë në ditë. Për pronarin Hoze Gonkalves, lojtari i Kombëtares së Portugalisë është tërësisht i pafajshëm në të gjithë këtë histori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb