KOSOVË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi, e cila u përdhunua nga mësuesi dhe më pas nga një polic.

Për të parin e Kosovës, rasti i përdhunimit të vajzës është shumë tronditës, ndërsa inkurajoi të gjithë institucionet ligjzbatuese të ndërmarrin të gjitha hapat për të zbardhur rastin e plotë.

Ai u ndal edhe tek tema kryesore, e cila ka dominuar aktorët dhe faktorët politikë në vend siç është dialogu me Serbinë dhe çështja e “Ndarjes së Kufijve”.

“Delegacioni i shtetit te Kosovës ka një progres të mirë. Pushtetet janë të ndara dhe unë  si presidenti i vendit kam një thirrje një angazhim për vendimmarrje strategjike. Ka qenë një ngjarje e tmerrshme  shumë tronditëse edhe në rrafshin njerëzor. Janë inkurajuese veprimet që kanë marrë institucionet shtetërore për ndriçimin e këtij rasti”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: