“Më kanë përdhunuar, ju lutem hajde më merrni’. Kanë qenë këto fjalët e fundit dëshpëruese të Alexandra Macesanu, vajza që në Rumani është përdhunuar dhe vrarë nga Gheorghe Dinca, mekanik 65-vjeçar.

Kërkesat për ndihmë nga ana e 15-vjeçares janë injoruar nga 112, që ka ndërhyrë 19 orë pas sinjalit të dhënë, kur ishte shumë vonë. Publikimet e bisedave telefonike mes Alexandrës dhe centralistes së 112 kanë indinjuar vendin dhe kanë sjellë dorëheqjen e dy ministrave.
Duket se detyrën e ka lënë edhe shefi i policisë së shtetit.

‘Qetësohu, makina është në rrugë. Nuk mund të qëndroj në telefon me ty, kemi të tjera telefonata në linjë’ përgjigjet operatorja e 112 tani nën akuzë. Fjalë e saj kanë ndezur vendin dhe kanë nxjerrë mijëra të rinj në shesh kundër qeverisë.

Në shtëpinë në të cilën është vrarë Alexandra është gjetur edhe kufoma e një tjetër vajze, Luiza Melencu, 18 vjeç e zhdukur në prill.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb