Policia ka identifikuar personin që përdhunoi një grua në Paleo Faliro, Greqi, dhe tentoi të sulmonte një grua tjetër. Mediat greke bëjnë me dije se ai është arratisur dhe fshihet në Shqipëri.

Më herët mediat raportuan se bëhej fjalë për 45 vjeçar shqiptar, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij. Personi është arratisur në Shqipëri ndërsa pritet të lëshohet një urdhër arresti ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Greqisë.

Hetimet kishin nisur pas përdhunimit në orët e para të së dielës në Paleo Faliro. Një grua 34-vjeçare kishte denoncuar se e kishte përdhunuar në një stacion autobusi. Në të njëjtën zonë, një tjetër grua, 24 vjeçe, u ankua se e kishte sulmuar për ta përdhunuar, ngjarje e ndodhur pak para përdhunimit të 34-vjeçares.

Dy femrat dhanë përshkrime të njëjta për autorin. I referoheshin një personi që flet mirë greqishten, me gjatësi mesatare, flokëshkurtër me një tatuazh në krahun e djathtë.

Përshkrimet ndryshonin për atë se çfarë kishte veshur burri (24-vjeçarja tha se kishte veshur një xhup dhe këpucë të bardha, 34-vjeçarja foli për veshje të errëta dhe atlete të zeza), por mund të kishte ndryshuar brenda tre orëve. mes një sulmi ndaj tjetrit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb