Një 20-vjeçar britanik, ia ka hedhur paq një përdhunimi.

Ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare, megjithatë është lënë i lirë nga autoritetet në Britani. 20-vjeçari Ethan Hewitt, kontaktoi me vajzën nëpërmjet “Facebook-ut”, pavarësisht se e kishte të ndaluar të krijonte kontakte me të mitura, për shkak të një episodi të më hershëm.

Por Hewitt nuk donte t’ia dinte për atë urdhër ë lëshuar nga autoritetet dhe u takua me vajzën në një supermarket. Sipas raportimeve, me pëlqimin e nënës së vajzës, ai ka qëndruar për 4 ditë në shtëpinë e tyre dhe gjatë kësaj kohe kanë pasur momente intime, madje edhe marrëdhënie seksuale, shkruajnë mediat.

Rasti u denoncua në polici nga një tjetër person dhe nga ajo kohë i riu u vendos në përgjim nga autoritetet. Përgjimet më pas treguan për lidhjen dhe takimet e fshehta që ata bënin. Ai u arrestua nga policia dhe është dënuar nga një gjykatë e vendit me 12 muaj burgim, për shkak se gjyqtari vlerësoi se djali nuk kishte diferencë të madhe moshe me vajzën dhe se ai, kishte një nivel jashtëzakonisht të ulët inteligjencës, për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi ka dalë nga gjykata, i riu ka nisur duke bërtitur “Munda ligjin, s’do të shkoj në burg, unë fitova”.

Prokurori i çështjes, Hugh Baton tha: “I pandehuri e kishte të ndaluar të komunikonte me ndonjë fëmijë. Por oficeri që ishte caktuar nga ne për ta ruajtur, dëgjoi që ai po komunikonte me 2 femra, vajzën dhe mamanë e saj.

Ai kishte fjetur me të e madje e kishte lënë 15-vjeçaren shtatzënë. Kjo është konfirmuar si nga testet dhe mesazhet që ata shkëmbenin së bashku”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: