Gjykata e Fierit ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 56-vjeçarin Petrit Arapi, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 20-vjeçare, me probleme të shëndetit mendor.

Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Ervis Kuçi. Mësohet se nga ky abuzim e reja ka ngelur edhe shtatzënë, ndërsa thuhet se është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

U arrestua shtetasi Petrit Arapi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Ndërkohë bashkëshortja e tij është shprehur se nuk di asgjë për ngjarjen.

“Moj çfarë thua ti moj, ej, nuk di gjë fare. Për atë punë burri im moj… Jeni në terezi jua apo. Çfarë po thonë këto moj xhan, u qyqja moj nënë. Ua moj nëne, çfarë po thotë kjo, çfarë bëhet kështu. Nuk di gjë unë gjallë në botë për këto punë. Mua më ka ardhur policia 3-4 herë më ka thënë për drogë, drogë, drogë. Erdhën, kontrollua rreth e qark, nuk ka gjë thanë dhe ikën. Nuk kam unë asnjë problem me fqinjët. Çfarë po më thua mua kështu. Unë po them vetëm këtë, që erdhi policia e akuzoi për drogë”, u shpreh ajo për mediat.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: