BULLGARI

Gjykata bullgare ka dënuar me 30 vjet burgim Severin Krasmirov për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares investigative Victoria Marinova.

Trupi i Marinovas u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar në lumin Danub në qytetin Ruse, në veri të Bullgarisë. Krasmirov, 21 vjeç u shfaq në gjykatë dhe u deklarua fajtor për përdhunim e vrasje, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri

Hetuesit thanë se Krasmirov e ka kryer krimin i vetëm. Krasmirov ishte arratisur për në Gjermani pasi ka kryer krimin, ndërsa u soll menjëherë në Bullari. Duke pranuar fajin, bullgari evitoi dënimin me burg përjetë.

Ky është vendimi i shkallës së parë, ndërsa i pandehuri mund të paraqesë ankesë për 15 ditë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb