DURRES- Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg’ për 33­-vjeçari me iniciale I.Gj, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.

Ai u arrestua pas denoncimit të mbesës se ka abuzuar seksualisht me të tre vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak dhe vajza që ka denoncuar është 13­-vjeçarja me iniciale R.Gj.

Sipas kallëzimit që vetë vajza ka bërë në polici, ka thënë se është përdhunuar disa herë.

“Jam abuzuar disa herë para tre vjetësh në shtëpinë e xhaxhait tim, në Shijak”­ ka thënë e mitura.

Nga analizat që janë bërë, është vërtetuar se vajza e mitur është abuzuar seksualisht.
Mësohet se xhaxhai nuk ka pranuar akuzën në gjykatë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: