Ka nisur procesi gjyqësor për rojën e shkollës në Babrru të Tiranës, Abaz Doku, i cili akuzohet se përdhunoi një nxënëse 15-vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se procesi gjyqësor ka nisur gjithashtu edhe për Klajdi Pocin dhe dy të miturit, të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për katër të pandehurit. Ndërkohë, në seancën e radhës pritet që të jepen konkluzionet e prokurorisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb