FERIZAJ– Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, mori sot vendimin për pandehurin B.S., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani dënoi me 7 vite burg autorin.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në janar të këtij viti në Ferizaj. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: