NGA: DORJANA BEZAT
TIRANE- Një ngjarje e rëndë është zbuluar mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ngacmonte seksualisht vajzën e mitur vetëm 14 vjeç, të mikut të tij.

39-vjeçari, Lulzim Bardhi, i lindur në Elbasan, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë sot rreth orës 06:30. Denoncimi u bë nga i ati i vajzës i cili kishe vënë re shqetësime tek e bija. Familja jetonte te konviktet e shkollës së Mesme Profesionale Hoteleri Turizmit.

Pas pyetjes së vajzës nga psikologët dyshohet se mbi të mund të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë ekspertiza mjekoligjore do te zbardhe të vërtetën mbi rastin. I ati i vajzës tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin në ambientet e konviktit.

Burime policore bëjnë me dije se e mitura me inicialet K.XH, kishte denoncuar në polici se shoku i babait të saj e kishte ngacmuar seksualisht dje në banesën e saj. Materialet kaluan ne prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb