JEMEN – Tre pedofilë  u varën në një vinç në Jemen pas akuzave për përdhunimin dhe vrasjen e një djali dhjetëvjeçar.

Përdhunuesit meuniformat parakaluan para turmave në qendër të Sanas, kryeqyteti i Jemenit. Pasi u prangosën, u urdhëruan të qëndronin me ballë poshtë dhe u qëlluan pesë herë në zemër.

Ata u varën lart në ajër nga një vinç ku ata u lanë si një paralajmërim i zymtë për shkelësit e tjerë potencial ndërsa shikuesit bënë fotot në telefonat celularë. Jemeni është një nga ekzekutorët kryesorë në botë me dënim me vdekje për krime të dhunshme, përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe terrorizmin.

Dënimi me vdekje teorikisht mund të përdoret në rastet e shkeljeve islamike ose ‘Hudud’ nën ligjin e Sheriatit, si shkelja e kurorës, sjellja e keqe seksuale, homoseksualiteti, prostitucioni dhe blasfemia.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: