Dy të akuzuarit për përdhunimin dhe vrasjen brutale të studentes greke Eleni Topaloudi, në Rodos, janë shpallur fajtorë.

Gjykata kundërshtoi përpjekjen e dy të pandehurve, një grek dhe një shqiptar, për uljen e dënimit, duke i bërë të dy njësoj përgjegjës.

Sapo ka dëgjuar vendimin, babai i studentes Giannis Topaloudis, ka shpërthyer në lot, e po ashtu edhe nëna e saj që priste jashtë sallës së gjyqit.

Ngjarja ndodhi në 2018, kur dy të rinjtë pasi e përdhunuan, e hodhën studenten nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: